Gjyqi për vulën dhe logon e PD-së, Flamur Noka: Kjo është një lojë ping-pongu që e kontrollon Rama

Gjyqi për vulën dhe logon e PD-së, Flamur Noka: Kjo

Flamur Noka, deputet i Partisë Demokratike dhe Sekretar i Përgjithshëm i saj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, e vlerësoi vendimin e djeshëm të Gjykatës së Lartë për të rikthyer në Gjykatën e Apelit vendimin për logon dhe vulën e PD-së, si demaskim i “togës së pushkatimit”, siç e cilësoi ai treshen e gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit.

“Të thuash që ne prisnim një mrekulli nga Sadushi i Ramës do të thotë se jemi profanë. Kjo është një lojë ping pongu që e kontrollon Rama. Para 6 marsit 2022 kishte të drejtë që ata që paguheshin nga Rama të trumbetonin me të madhe se ku janë emigrantët. Ne të tjerët kishim të drejtë të thonim realitetin. Pas 6 marsit filluan shqiptarët të ndërgjegjësohen se ku janë demokratët. Por pas 14 majit duhet të jesh idiot që të besosh se demokratët janë jashtë Sali Berishës, ose duhet të jesh një mercenar i pafytyrë i Edi Ramës që të kundërshtosh realitetin.

Kjo gjykatë u detyrua që të demaskojë togën e pushkatimit të urdhëruar nga Rama në Gjykatën e Apelit. Ata nuk janë gjyqtarë, por togë pushkatimi për të ekzekutuar logon e PD-së. Kishim të gjitha pritshmëritë që kjo do të vazhdojë në kalendat greke se kështu do Rama. Në një shtet demokratik, çështja brenda partie nuk ka pse shkon në gjykatë, por po shkoi atje duhet të zgjidhet në mënyrë urgjente brenda një muaji, sepse opozita është aset kombëtar. Dhe ndërsa drejtësia e re e sorollati dy vjet, do të thotë se jemi për të vajtuar”-tha Noka.

Gjyqi për vulën dhe logon e PD-së, Flamur Noka: Kjo është një lojë ping-pongu që e kontrollon Rama

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook