Inzaghi vlerëson Genoan: Ndeshje e vështirë, ka shumë punë deri te titulli

Numri një i pankinës së Interit, Simone Inzaghi dha mendimin e tij para ndeshjes së kampionatit ndaj Genoas, takim ky që luhet të premten.

“Presim një ndeshje të vështirë dhe tepër të luftuar. Genoa ndodhet në formë shumë të mirë, ata kanë në përbërje lojtarë cilësorë. Dhe një trajner të përgatitur, i cili po bën shumë mirë. Duhet të luajmë një ndeshje të kujdesshme dhe me intensitet të lartë. Kemi disa mungesa, por rotacioni duhet të jetë një zgjidhje, jo një problem. Të shohim se kush do të kthehet në dispozicion të premten.

Titulli? Na presin edhe 21 ndeshje, për momentin jemi të lumtur me kryesimin e kampionatit. Sekreti i Interit tim është i thjeshtë: ka të bëjë me gatishmërinë e madhe që shfaqin të gjithë futbollistët”.

Viti 2023-  “Vit plot kënaqësi dhe fitore. Zhvilluam edhe një finale frymëzuese në Champions League. 2024? Kemi shumë ambicie dhe entuziazëm” – tha ai.

(J.S/)

 

 

 

Arena e Lajmit

Inzaghi vlerëson Genoan: Ndeshje e vështirë, ka shumë punë deri te titulli

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook