Denzel Dumfries është rikthyer në dispozicion të Simone Inzaghit për ndeshjen e fundit jashtë fushe të vitit 2023, të cilën Interi do ta luajë në Marassi kundër Genoas të Alberto Gilardinos. Anësori i djathtë holandez duket plotësisht i rikuperuar, por siç raporton Sky Sport, trajneri do të vendosë nëse do ta ftojë atë vetëm pas seancës së pasdites. Edhe në rast se do jetë pjesë e ekipi, ai nuk do të jetë gjithsesi në formacionin titullar.
Dumfries po luan sezonin e 3-të në Milano. Në këtë edicion, lojtari ka zhvilluar 13 ndeshje, ku ka shënuar 2 gola dhe ka asistuar 3 herë. 27-vjeccari u transferua nga PSV në vitin 2020, ndërsa më parë ka qenë pjesë e Sparta Rotterdam dhe Heerenveen.
Sa i takon të ardhmës së tij, nuk është çështje diskutimi ,të paktën për momentin. Dumfries ka një kontratë që e mban të lidhur me klubin, deri në vitin 2025.
(J.S/)