Mbajti dy koncerte të mëdha në qytetin juglindor, korçarët homazhe për Vasilis Karras, ndezin qirinj pranë katedrales

Mbajti dy koncerte të mëdha në qytetin juglindor,

Qytetarët korçarë kanë ndezur qirinj e kanë kryer homazhe pranë katedrales “Ringjallja e Krishtit” për këngëtarin grek Vasilis Karras, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë. Korçarët në veçanti kanë një lidhje të hershme me këngëtarin e njohur helen, i cili vite më parë ka dhënë dy koncerte për artdashësit e qytetit më të madh në juglindje të vendit, ndaj e për këtë lidhjet e korçarëve me Vasilis Karras vazhdojnë të jenë të forta.

“Siç dihet ai ka dhënë dy koncerte në Korçë, me mbi 15 mijë pjesëmarrës, fliste përherë me konsideratë për korçarët. Figura e tij është shumëplaneshe, njeri i thjeshtë, ka kryer bamirësi. Jo vetëm këngëtar por e jepte respekt ndaj njeriut të thjeshtë”, -theksoi Ligoraq Karamelo, ish-deputet. “Ne si qytetarë korçare ndiejmë nderim për këtë figurë por e mendimi i tij për Korçën duke na ndihmuar me binjakëzimiet e bashkisë, ka ndihmuar me nevoja shëndetësore në Greqi, duke treguar dashuri e të veçantë”, tha ai.

Ndërkohë,  Dhimitër Dhisho, një këngëtar i njohur korçarë tha se; “Jemi rritur me këngët e këngëtarit të njohur grek. Ai qe qytetar i Korçës, vërtet grek po u bë e korçar. Koncerti që ka dhënë në Korçë ai e përmendte kudo si arritje artistike. I kemi kënduar këngët e tij dhe do i këndojmë, ishte zë i paarritshëm. Ishte idhull për ne këngëtarët. Do mbetet i pavdekshëm dhe i përjetshëm në kujtimin tonë”. Ka qenë 10 qershor 2000 kur Vasilis Karras ka mbushur një stadium të tërë në Korçë me fansa, të cilët ende dhe sot e kujtojnë atë koncert.

 

Mbajti dy koncerte të mëdha në qytetin juglindor, korçarët homazhe për Vasilis Karras, ndezin qirinj pranë katedrales

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook