“Ore Flamur, doktorin po e kyçin dhe ju nuk keni takat të nxirrni njerëz!”/ Debat mes Rakipit dhe Nokës

"Ore Flamur, doktorin po e kyçin dhe ju nuk keni takat të

Flamur Noka ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka debatuar lidhur me aksionin e opozitës, ndërkohë që lideri i saj po shkon drejt arrestit të shtëpisë dhe izolimit total. 

Noka tha se Berisha do të vijojë të drejtojë partinë edhe i izoluar, ndërkohë që debatoi me gazetarët në studio. 

Debati: 

Ylli Rakipi: Ore Flamur ja e morën doktorin e kyçën atje, cfarë do bëni Flamur? Se këta të marrin. Ti i thua SKAP-i, STRAP-i, ju çfarë do të bëni zotëri?

Flamur Noka: Do të vijojmë betejën, do të jemi në kontakt me Berishën, ai do të drejtojë këtë forcë.

Klodiana Lala: Nëse gjykata pranon që Berisha të mos komunikojë, si do ta drejtojë ai PD-në?

Flamur Noka: E supozojmë që Berisha është zhytur te çështja Partizani, ç’lidhje ka kjo me opozitën? A është sulm politik ky?

Klodiana Lala: Gjykata do të thotë që Berisha nuk do të flasë më, perveçse me Liri Berishën. SPAK ka kërkuar vetëm me personat që bashkëjeton, si do të komunikojë Berisha me ju përshembull?

Flamur Noka: Berisha është dhe do të jetë kryetar i PD. Unë jam deputet i Republikës së Shqipërisë dhe mua nuk më ndalon askush të hyj as në burg dhe jo më në shtëpinë e kryetarit të partisë.

Ylli Rakipi: Nuk qenke i përgatirut për këtë, nuk ju paska ulur doktori dhe t’ju thotë ç’do të bëni.

Flamur Noka: Unë do ta takoj çdo ditë.

Ylli Rakipi: Ka patur disa grumbullime, që ju i quani protesta. Pak njerëz dalin, mos ju kanë firuar njerëzit Flamur?

Flamur Noka: Nuk i quajmë protesta, por kemi thënë do të fillojmë mosbindje civile dhe ka nisur në Parlament.

Ylli Rakipi: Mosbindje leshi quhet ajo…

Flamur Noka: Ti mund ta quash kur bëhet me kallash por mos u ngut.

Ylli Rakipi: Nuk bën partia politike mosbindje civile.

Flamur Noka: Ne kundërshtojmë, luftojmë, paralizojmë institucionit.

Ylli Rakipi: Çfarë i bëre ti institucionit? Ju nuk ju pyet njeri fare, voton ai cdo gjë.  Ti nuk ke takat të mbledhësh njerëz ore. Tani që nuk ke, ndez tre flakadanë dhe na tregon mosbindje civile. Mua më gënjen ti?

Flamur Noka: Jemi në një fazë tjetër.

“Ore Flamur, doktorin po e kyçin dhe ju nuk keni takat të nxirrni njerëz!”/ Debat mes Rakipit dhe Nokës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook