Dy vitet e fundit ta një trend të ri në transferimin e futbollistëve, me Arabinë Saudite që po thith yjet që luajnë në Evropë. Dhe tani synimi është për ta bërë kampionatin Saudi Pro League mes 5 më të mirëve në botë. Dhe ata vazhdojnë me idenë e tyre.
Sauditët hodhën hapin e parë duke duke siguruar lojtarët më të mirë në fund të karrierës së tyre, si Cristiano Ronaldo , duke tërhequr kështu vëmendjen drejt kampionatit. Tashmë synimi është të zgjerojë kufijtë e tij duke e zgjeruar kampionatin për të gjithë, përfshirë të huajt nga Europa dhe Amerika.
Sipas asaj që raporton “Telegraph”, SPL është duke diskutuar për këtë risi që do të çonte, siç u përmend më herët, në një rritje të vendeve për lojtarët “e huaja” për çdo ekip. Ky limit aktualisht është tetë lojtarë dhe të 18 klubet në kampionat e plotësojnë në maksimum këtë kuotë.
Gjithçka duhet të kalojë ende nga drejtuesit e SPL dhe të marrë dritën jeshile, por ndërkohë po fillohet të flitet për këtë. Sigurisht, megjithatë, ky mund të jetë një lajm i rëndësishëm për të gjithë në Lindjen e Mesme.
()