Modelja e njohur italiane Françeska Sofia Novelo, bashkëshortja e ish-pilotit ikonë të Moto GP, Valentino Rosi, ka rrëfyer se së bashku kanë kryer marrëdhënie në garazh, para garave.
“Unë kam qenë një nga vajzat që mbaja çadrat e pilotëve para garës dhe aty jemi njohur së bashku”, u shpreh Sofia Novello, tashmë 30 vjeçe dhe që bashkë me Rosin kanë një vajzë 2-vjeçare. Në një intervistë për Dileta Leota, ajo u shpreh: “Kemi disa herë dashuri në garazh.
Natyrisht që aty janë shumë skuadra dhe shumica e personave janë djem, por ka edhe vajza që kujdesen për mikpritjen dhe komunikimin.
Aty ka nisur historia ime me Valentino Rosin. Pilotët nuk kanë kohë për t’i dedikuar kohës së tyre. Nëse ndodh, le të ndodhë. Kur ka ndodhur kjo ne ishim një çift. Kisha kohë që shkoja në gara me Valentinon dhe flinim së bashku. Ndoshta jo të shtunën para garës, por gjatë fundjavës”, pranoi modelja. “Vendi më i çuditshëm ku kemi bërë dashuri? Jo në motor, por në dhomën e veçantë që kanë pilotët, ku kanë edhe një shtrat për të fjetur”, përfundoi Novelo