Pushimi mbaroi, Vllaznia kthehet në fushë, vetëm 12 lojtarë në stërvitje

Vllaznia i është rikthyer stërvitjes pas tri ditëve pushim absolut. Futbollistet kuqeblu kanë zhvilluar seancën e parë stërvitore me trajnerit të përgatitjes atletike, Aurel Locaj.

Skuadra nuk ka qenë e plotë, pasi shumica e lojtarëve që nuk janë vendës, kanë marrë leje për disa ditë më tepër pushim, duke qenë se kanë udhëtuar drejt familjeve të tyre. Dje të pranishëm ishin vetëm 12 futbollistë, kryesisht shkodranë.

Megjithatë, skuadra pritet të plotësohet duke filluar nga sot. Vllaznia do të jetë në stërvitje deri më 30 dhjetor dhe me pas, futbollistet të kalojnë edhe 3 ditë të tjera pushime për festat e fundvitit.

Rikthimi do të bëhet më 3 janar, nga ku është menduar që ekipi të spostohet për në Ulqin të Malit të Zi. Në këtë të fundit do të qëndrojë rreth 1 javë, ku mund të zhvillojë edhe një miqësore.

Arena e Lajmit

Pushimi mbaroi, Vllaznia kthehet në fushë, vetëm 12 lojtarë në stërvitje

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook