Rama prezanton risitë e reja në E-Albania: Shërbëtori do të jetë në shërbim të çdo qytetari

Rama prezanton risitë e reja në E-Albania: Shërbëtori do

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar Shërbëtorin Publik të Inteligjencës Artificiale, i cili është asistenti virtual 1.0 i çdo qytetari në e-Albania. Ai ka zbuluar se “shërbëtori” do të jetë në shërbim të çdo qytetari në çdo orë dhe për çdo aplikim.

Sakaq, Rama ka theksuar se në vitin 2024, shërbimi në platformë do të jetë dhe me zë.

“Sot është një shembull kuptimplot i një epoke të re që ka përfshirë të gjithë botën në funksion të cilësisë së shërbimeve, transparencës së vendimmarrjeve, lehtësimit të jashtëzakonshëm të proceduarave.

Si kundër e kemi lajmëruar më parë në vigjilje të Vitit të Ri do të vënë në dispozicion të të gjithëve shërbëtorin publik, një asistent që do të jetë në dispozicion të qytetarëve në çdo orë të natës për të ndihmuar qytetarët. Ne e dimë shumë mirë që shumë mund të kenë probleme, por që lidhen me hapat e ndjekura. Kjo ndodh kur aplikojmë në Kadastër apo kudo. Ambicia jonë është që ta shtrijmë dhe në platformën e bashkëqeverisjes”, tha ndër të tjera Rama.

Rama prezanton risitë e reja në E-Albania: Shërbëtori do të jetë në shërbim të çdo qytetari

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook