“SPAK ka dalë lakuriq”, Bumçi: Rama e do Berishën të izoluar, i ndërpreu enkas komunikimin

“SPAK ka dalë lakuriq”, Bumçi: Rama e do Berishën

Ish-ministri Aldo Bumçi është shprehur se kërkesa e SPAK për shtrëngimin e masës së sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha është sajuar me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Bumçi tha se është Rama ai që e do Berishën të izoluar dhe t’i ndalojë komunikimin. Ai tha gjithashtu se SPAK ka dalë lakuriq që është një vegël e kryeministrit Edi Rama, që ai e përdor sipas interesave të tij.

“Dalja jashtë shtetit është një lloj kufizimi. Norma kushtetuese ekziston. Kjo normë është zbatuar në çdo rast. Marrim rastin e Saimir Tahirit. Norma është e shkruar, e zbatuar. Prokuroria kishte dy alternativa për të zbatuar normën. E para t’i drejtohej Kuvendit që të ndryshonte normën, por kanë frikë se largohen, si në rastin e Ahmetajt.

Apo t’i drejtohet GJK dhe të thotë se norma është e saktë, por zbatimi i gabuar. Po pala tjetër që shikojnë një normë të shkruar dhe zbatuar, nuk është në të drejtën e saj? Kërkesa e SPAK është kërkesa e Edi Ramës. Sepse e ka nxjerrë veten lakuriq për të goditur opozitën. SPAK mund të hetojë Berishën 24 orë në ditë, mund ta thërrasë çdo ditë Berishën për hetim dhe ai do të shkojë.

SPAK nuk e ka thirrur asnjëherë Berishën për ta hetuar. Pse SPAK ka dalë lakuriq një vegël e Edi Ramës. Nuk ka kufizime për hetime në Shqipëri që nga viti 2012. Pse kërkojnë mos-komunikim politik? Vetëm Rama ka interes për moskomunikim politik. Kush ka interes që të izolohet kryetari i opozitës? Ka interes Rama ta izolojë dhe të mos komunikojë”, -tha Bumçi.

“SPAK ka dalë lakuriq”, Bumçi: Rama e do Berishën të izoluar, i ndërpreu enkas komunikimin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook