“SPAK po heton dhe mazhorancën, nuk komandohet”, Bumçi i kthehet Hilës: Drejtësinë dhe padrejtësinë i bën qeverisja!

Analisti Dritan Hila i ftuar në studion e “Open” në News24 ka komentuar veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme, duke zbuluar detaje nga hetimet e kësaj të fundit.

Hila u shpreh se SPAK ka nisur së fundmi hetime në disa dosje të rëndësishme nga zyrtarë të mazhorancës, gjë që sipas tij nuk e bën këtë institucion të kontrolluar nga qeveria.

“Në bazë të informacioneve që kam unë SPAK ka nisur hetime në disa dosje të rëndësishme të mazhorancës dhe ka nisur krehjen e bizneseve të tyre. Nuk mund të them është drejtësi e komanduar. Besoj se SPAK-u është i vetmi që po ngjall shpresë se mund të bëhet diçka në këtë vend, nuk e kam për Berishën, ai është një ndër të tjerët”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër ish-ministri Aldo Bumçi kundërshtoi duke u shprehur se drejtësinë dhe padrejtësinë e bën qeverisja në vend.

“Drejtësinë dhe padrejtësinë e bën qeverisja. Qeverisja e ndikon, të mendosh se një institucion do ndryshojë jetën është të shkosh te sistemi kinez. Këtë bën Xi Jinping-u”, u shpreh ai.

 

Arena e Lajmit

“SPAK po heton dhe mazhorancën, nuk komandohet”, Bumçi i kthehet Hilës: Drejtësinë dhe padrejtësinë i bën qeverisja!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook