Sportistet më të paguara në botë, tenistet dominojnë në “top 10”

Sporti i tenisit vijon të jetë më i paguari në botë dhe tenistet dominojnë renditjen e sportisteve femra më të paguara në botë. Jo vetëm kaq, por 9 nga 10 sportistet më të paguara janë femra, sipas “Forbes”.

Në krye të renditjes është tenistja polake Iga Swiatek, numri 1 në botë. Përgjatë këtij viti, përmes premiove në fushë dhe sponsorëve, ajo ka arkëtuar gati 24 milionë dollarë.

Në vendin e dytë është vetmja sportiste jo-teniste që ndodhet në këtë renditje. Bëhet fjalë për kinezen Eileen Gu, që praktikon ski-akrobatike. Në podium edhe tenistja adoleshente amerikane Coco Gauff, e treta.

“Top-10” sportistet më të paguara

1-Iga Swiatek, 23.9 mln dollarë

2-Eileen Gu, 22.1 mln dollarë

3-Coco Gauff, 21.7 mln dollarë

4-Emma Raducanu, 15.2 mln dollarë

5-Naomi Osaka, 15 mln dollarë

6-Aryna Sabalenka, 14.7 mln dollarë

7-Jessica Pegula, 12.5 mln dollarë

8-Venus Williams, 12.2 mln dollarë

9-Elyna Rybakina, 9.5 mln dollarë

10-Leylah Fernandez, 8.8 mln dollarë

()

Arena e Lajmit

Sportistet më të paguara në botë, tenistet dominojnë në “top 10”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook