Stresi i festave të fundvitit? Ja disa këshilla për ta përballuar

Stresi i festave të fundvitit? Ja disa këshilla për ta

Festat e fundvitit ofrojnë një atmosferë të ngrohtë dhe të këndshme, por jo për të gjithë, sepse për disa, këto festa mund të jenë një makth i vërtetë. Ato që duhet të përgatitin gjithçka për një darkë perfekte, ata që shkëputen nga jeta aktive dhe do dëshironin më mirë të shkonin në punë sesa të përgatiten për Vitin e Ri, apo të tjerë që thjesht nuk i presin me shumë pozitivitet mbledhjet familjare. Po ju japim 5 këshilla të mira për t’i mbijetuar kësaj periudhe festive dhe stresuese.

Uleni ritmin

Jeni me pushime dhe duhet të ngadalësoni ritmin. Nuk është e nevojshme që gjatë kësaj kohe të bëni të njëjtat gjëra që bëni normalisht. Nëse festat të detyrojnë të jesh mjaft e impenjuar me shtëpinë, kuzhinën apo ftesat, është normale që niveli i stresit të rritet. Ndaj, përpiquni të programoni më mirë kohën, kërkoni ndihmë, delegoni një pjesë të punëve dhe mësoni t’u thoni, “Jo, faleminderit!”, të gjitha ftesave.

Mos kërkoni perfeksionin

Vlerësoni gëzimet e vogla të ditëve festive. Mund të duket klishe, por është një thënie antike dhe e mençur që vlen gjithmonë kur jeni duke kërkuar lumturinë. Nëse pema e Vitit të Ri nuk i përmbushi pritshmëritë tuaja, të paktën kënaquni me kujtimet që ju zgjohen sa herë riktheheni në shtëpinë e prindërve. Të kërkosh perfeksionin, i rrit shumë pritshmëritë dhe shanset janë të mëdha që të mbeteni të zhgënjyer.

Jini mirënjohës dhe falni

Marrëdhëniet me të afërmit dhe familjarët nuk janë gjithmonë në të mira. Megjithatë, festat e fundvitit janë të përkryera për të sistemuar raportet dhe për të lënë pas mëritë. Tregoni mirënjohje për familjen që keni pranë dhe falni problemet e së shkuarës. Nëse vjehrrën apo kunatën e keni vërtet të pamundur ta duroni, me vullnet më mirë mund të lini mënjanë gjithçka që ju ndan dhe të gjeni një mundësi bashkëjetese vetëm për ca ditë. Nëse nuk arrin të bësh asgjë për të duruar të rriturit, kalojeni kohën duke luajtur me fëmijët dhe do të argëtoheni shumë.

Lëvizni

Gjatë ditëve të festave mundohuni të gjeni një moment për të bërë disa ushtrime fizike. Më mirë do ishte që të bënit një shëtitje në mëngjes në ajër të pastër, kjo do t’i shërbente humorit të të gjithëve. Gjatë kësaj periudhe të vitit shumë vuajnë nga luhatjet e humorit për shkak të ditëve të shkurtra. Gjithashtu, konsumi i ushqimeve me shumë kalori, të mbushura me sheqer dhe yndyrë, ju bën më të plogësht, ndaj lëvizjet janë të domosdoshme për t’ju dhënë më shumë energji dhe humor të mirë.

Shkëputuni, udhëtoni

Hapi i fundit është më i vështirë nga të gjithë. Duhet të shkëputeni nga gjithçka, nga çdo lidhje me botën. Puna, rrjetet sociale dhe komunikimi me miqtë e largët nuk do t’ju bëjnë të ndiheni më mirë. Edhe pse duket si diçka për të kaluar kohën, duke komunikuar me “pjesën tjetër të botës” nuk do arrini të gjeni paqe me vetveten, apo të dëgjoni zërin tuaj më të thellë që ju tregon se cilat janë dëshirat dhe objektivat që do të keni vitin e ardhshëm.

Stresi i festave të fundvitit? Ja disa këshilla për ta përballuar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook