Avokatët e Belerit kërkojnë përjashtimin e dy gjyqtarëve, kryebashkiaku i zgjedhur: Procesi është i manipuluar, ndihem i ofenduar dhe i diskriminuar

Avokatët e Belerit kërkojnë përjashtimin e dy

Fredi Beleri në gjyq

Gjykata e Posaçme ka rrezuar kërkesën e avokatëve të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, për përjashtimin nga trupa gjykuese të dy gjyqtarëve, përkatësisht Erion Çela dhe Irena Gjoka me pretendimin se janë treguar të njëanshëm ndaj tij.

Në seancën e sotme u paraqitën 5 dëshmitarë mes tyre një gazetar lokal që intervistoi Avdyl Ramën, vëllain e bashkëpunëtorit të drejtësisë Arsen Rama.

Dëshmitarët e tjerë ishin banor të Himarës të cilët dhanë sqarime se kishin miqësi me Belerin dhe e takonin disa për shkak të fushatës zgjedhore e disa si bashkëqytetar të Himarës. Avokatët paraqitën kërkesën që në listën e dëshmitarëve të thërriten kancelari i gjykatës së Vlorës dhe ai i prokurorisë së të njëjtit qytet. Trupa gjykuese është tërhequr për të marrë vendim lidhur me këtë kërkesë.

Vetë Fredi Beleri ishte i pranishëm në seancë ku parashtroi disa pretendime. “Çështja është montuar keq. Prokuroria e Vlorës është vënë në shërbim të policisë dhe janë manipuluar provat. Kam kërkuar informacione për personat që kanë falsifikuar provat.

Këto informacione janë të nevojshme një mbrojtje normale. Më kanë futur në burg me një dëshmi penaliteti të falsifikuar. Vijon manipulimi nga Prokuroria, nuk dihet për çfarë arsyesh. Ndihem i ofenduar dhe i diskriminuar. Kërkojnë me doemos të më dënojnë”, mësohet të ketë thënë Beleri.

Avokatët e Belerit kërkojnë përjashtimin e dy gjyqtarëve, kryebashkiaku i zgjedhur: Procesi është i manipuluar, ndihem i ofenduar dhe i diskriminuar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook