“Berisha do e sfidojë masën e sigurisë”, Murati: Opozitës i intereson tensionimi i situatës politike

Kryeredaktori i Gazetës Shqiptare, Erl Murati, i ftuar në studion e News24 ka komentuar zhvillimet rreth çështjes së ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK.

Murati u shpreh se shtyrja e dhënies së masës së sigurisë nga gjykata nuk është një veprimtari normale, ndërsa supozoi se mund të ketë paqartësi nga ana e gjyqësorit lidhur me rastin.

Ai shtoi se sa i përket Berishës dhe forcës së tij politike, u intereson tensionimi i situatës politike, ndaj edhe sipas tij Berisha do ta sfidojë masën e sigurisë që do t’i jepet.

“Nuk mbaj mend rast tjetër të jetë shtyrë dhënia e masës së sigurisë 4 ditë. Në përgjithësi gjykata shprehet dhe nuk e shtyn. Ndoshta ka një paqartësi nga ana e gjykatës. Nuk kemi një përgjigje të saktë nga ana e Berishës si do të sillet me masën e sigurisë. Ai ka deklaruar se do respektojë vendimin e drejtësisë, por edhe ka thënë se do drejtojë opozitën dhe protestat.

Kujtojmë se Berisha nuk e ka respektuar masën e parë të dhënë nga gjykata për Berishën, pra detyrimin e paraqitjes. Berisha duam apo jo është vetë historia e pluralizmit në Shqipëri. Është politikani kryesor i këtyre viteve të pluralizmit.

Forcës së tij politike dhe Berishës i intereson tensionimi i situatës politike dhe besoj se ai do e sfidojë masën e sigurisë që do i vendoset nga gjykata. Fati personal i tij dhe fati i opozitës janë të ndara, por Berisha është në krye të saj. Sulmi i SPAK për të është politik. Berisha e lidhi fatin e tij personal me atë të opozitës. Për opozitën nuk ka dritë në fund të tunelit, jo vetëm prej asaj që po i ndodh Berishës”, u shpreh ai mes të tjerash.

Arena e Lajmit

“Berisha do e sfidojë masën e sigurisë”, Murati: Opozitës i intereson tensionimi i situatës politike

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook