Finalizohet shorteu “Fito me Vodafone”, dhjetëra abonentë marrin dhuratat

Finalizohet shorteu “Fito me Vodafone”, dhjetëra abonentë

U shpërndanë dje çmimet e shorteut të fundvitit “Fito me Vodafone”, me të cilat u vlerësuan, si çdo vit, dhjetëra klientë besnikë të kompanisë numër një të telekomunikacionit në Shqipëri. Eventi i djeshëm në mjediset e TEG-ut ishte finalizimi emocionues e festiv i maratonës së grumbullimit të jo pak, por miliona biletave në aplikacionet My Vodafone dhe JUTH app. Kjo maratonë nisi në 27 nëntor dhe përfundoi më 17 dhjetor, për t’ia lënë më pas radhën shorteut të datës 20 dhjetor në zyrat qendrore të Vodafone Albania. Shorteu, ku u shpallën dhjetëra fitues, u transmetua live në Facebook dhe Instagram. 

Në një atmosferë festive, krijuar edhe nga performanca e ngrohtë e këngëtares së mirënjohur Marsela Çibukaj, e cila është gjithashtu, sipas vetë fjalëve të saja në skenë, abonente e hershme dhe besnike e Vodafone, moderatori Flori Gjini thirri një nga një në skenë fatlumët e këtij viti. U shpërndanë gjithsej 10 iPhone 15 Pro Max, 10 Samsung Galaxy S23 Ultra, 10 Play Station 5, 3 makina Scoda Scala dhe çmimi i madh, 1 makinë Scoda Karoq. Fituesit ishin abonentë të Vodafone prej gati dy dekadash ose edhe më shumë dhe vinin nga e gjithë Shqipëria. Eventi i ndarjes së çmimeve “Fito me Vodafone” u mbyll me fituesin e çmimit të madh, i cili ndezi në mënyrë simbolike makinën e sapofituar, një Scoda Karoq.

Çdo fundvit, Vodafone Albania vlerëson me dhurata abonentët besnikë, duke e mbyllur vitin në mënyrën më festive të mundshme. Sepse, si gjithmonë, Së bashku ne mundemi t’i kalojmë festat më bukur!

Finalizohet shorteu “Fito me Vodafone”, dhjetëra abonentë

Finalizohet shorteu “Fito me Vodafone”, dhjetëra abonentë

 

 

Finalizohet shorteu “Fito me Vodafone”, dhjetëra abonentë marrin dhuratat

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook