Për të plotësuar numrin për ruajtjen e njerëzve të drejtësisë, Garda e Republikës e rrit numrin e organikës me 70 gardistë më shumë.
Me vendim të qeverisë tashmë organika e plotë e Gardës shtohet me 70, duke shkuar në 1.505 gardistë, pikërisht për mbrojtjen e gjyqtarëve dhe Prokurorëve të Posaçëm.
Për të shkuar tek ky numër, disa ditë më parë Garda e Republikës ka hapur edhe garën ku të interesuarit mund të aplikojnë.