“Gati për vitin 2024”, një foto e Messit shuan zërat për krizë martesore

“Gati për vitin 2024”, një foto e Messit shuan zërat

Tashmë janë shuar plotësisht zërat për një krizë martesore të Lionel Messit. Muajin e kaluar u përfol shumë që kampioni i botës ishte në një lidhje me një gazetare sportive argjentinase dhe marrëdhënia e tij me bashkëshorten Antonela Roccuzzo ishte krisur shumë.

Të paktën këto ishin thashethemet mbërritën nga Argjentina. Çifti as nuk mohoi dhe as nuk pohoi asnjë gjë në lidhje me këto zëra. Pak ditë më vonë Messi dhe gruaja e tij u fotografuan së bashku në një darkë në Miami, duke dalë nga restoranti të qeshur.

Për t’i dhënë fund çdo dileme janë fotot e fundit të çiftit së bashku. Jo vetëm ajo e Krishtlindjeve, që tashmë është tradicionale, por si Messi dhe Roccuzzo stërviten bashkë në palestër, në harmoni dhe plotë dhe të qeshur. Ndoshta kjo ishte mënyra më e mirë për t’u dhënë fund aludimeve për një krizë mes tyre.

“Gati për vitin 2024”, një foto e Messit shuan zërat

“Gati për vitin 2024”, një foto e Messit shuan zërat për krizë martesore

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook