Hynë në shtëpinë e të moshuarit për ta grabitur dhe e plagosën, arrestohen dy shqiptarët në Greqi

Hynë në shtëpinë e të moshuarit për ta grabitur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në Kefaloni të Greqisë. Një 25-vjeçar shqiptar ka masakruar me thikë, duke e goditur 10 herë një të moshuar, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Janinës.

Sipas policisë, 25-vjeçari shoqërohej nga një bashkatdhetar 18-vjeçar. Dy shqiptarët fillimisht thyen xhamin e shtëpisë së të moshuarit në Agia Efimia, ndërkohë që 25-vjeçari hyri në shtëpi dhe 18-vjeçari ruante. ERT raporton se kur 73-vjeçari ka hyrë në shtëpinë e tij, 25-vjeçari shqiptar e ka sulmuar me thikë, duke e goditur rreth 10 herë në bark dhe në shpatull. Më pas dy grabitësit u larguan.

Viktima arriti të dilte në rrugë i gjakosur dhe të thërriste ndihmë, duke u shembur përtokë në shtëpinë më të afërt që gjeti. 73-vjeçari u dërgua fillimisht në spitalin e Argostolit ku iu nënshtrua një operacioni, por në fund u gjykua e nevojshme të transportohej me helikopter në Spitalin Universitar të Janinës. Më në fund, dy shqiptarët u arrestuan pasditen e së enjtes nga efektivët e Sigurisë së Argostolit dhe Ekipi për Parandalimin dhe Shuarjen e Krimit (OPKE) të Kefalinisë.

Hynë në shtëpinë e të moshuarit për ta grabitur dhe e plagosën, arrestohen dy shqiptarët në Greqi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook