Infektohet me malarie, lojtari i Premier League jashtë fushave për disa kohë

Mesfushori i Bournemouth, Hamed Traore do të jetë jashtë fushe për disa kohë për shkak se është infektuar me malarie. Trajneri i skuadrës së Premier League, Andoni Iraola ka njoftuar gjithçka, në një intervistë: “Javët e fundit ka qenë një situatë e vështirë për të personalisht. Ne duhet të sigurohemi që ai të jetë mirë dhe të rikuperohet siç duhet”.

Vlen të theksohet se 23-vjeçari nuk është përfshirë në skuadrën e Bregut të Fildishtë për Kupën e Kombeve të Afrikës, e cila fillon më 13 janar. Traore iu bashkua Bournemouth në janar si huazim nga skuadra italiane Sassuolo përpara se të bëhej e vlefshme një marrëveshje e përhershme për shifrën e 20 milionë funteve në verë.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Infektohet me malarie, lojtari i Premier League jashtë fushave për disa kohë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook