Nesër GJKKO jep vendimin për Berishën, pala mbrojtëse depoziton kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Gjoka

Nesër GJKKO jep vendimin për Berishën, pala mbrojtëse

Pasi gjykata rrëzoi kërkesën e avokatëve të Sali Berishës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, ditën e sotme pala mbrojtëse e ish-kryeministrit ka mbërritur për të marrë vendimin e arsyetuar.

Mesditën e sotme avokatët e Berishës, janë paraqitur pranë Gjykatës së Posaçme për të marrë vendimin e arsyetuar të gjyqtares Rudina Palloj.

Avokatët e ish- kreut të qeverisë, Sali Berisha, kanë pohuar se para orarit zyrtar, do të depozitojnë kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Gjoka.

Kujtojmë se sot është dita e fundit për dorëzimin e kësaj kërkesë, ndërsa ditën e nesërme pritet që GJKKO të japë vendimin lidhur me kërkesën e SPAK për ndryshimin e masës ndaj Berishës, nga ‘detyrim paraqitje’, në ‘arrest shtëpie’.

 

Nesër GJKKO jep vendimin për Berishën, pala mbrojtëse depoziton kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Gjoka

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook