Propozimi i Sadushit për rekurset, Petrit Vasili: Thirrje për inkuizicion politik dhe antireformë në drejtësi

Duke marrë shkasë nga një deklaratë e kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi për rekurset,  nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili e konsideroi thirrje për inkuizicion politik dhe antireformë në drejtësi. Sipas tij, dështimin e plotë në implementimin e reformës në drejtësi dhe shkeljen flagrante të të drejtës se qytetareve për drejtësi brenda afateve ligjore,  Sadushi propozon ta arnojë me instrumente politike alla komuniste, arbitrare dhe  antikushtetuese.

Reagimi i plotë:

Sadushi thirrje per inkuizicion politik dhe antireforme ne drejtesi!

E pabesueshme, por e vertete!

Ne vend te thirrjeve per zbatim rigoroz te ligjeve dhe te Reformes ne Drejtesi Kryetari i Gjykates se Larte Sadushi propozon veprime antikushtetuese dhe antidrejtesi per qytetaret dhe kerkon haptazi te asgjesoje te drejten per rekurs si dhe denim te avokateve, te cilet e ushtrojne ne menyre te ligjshme kete te drejte.

Deshtimin e plote ne implementimin e reformes ne drejtesi dhe shkeljen flagrante te te drejtes se qytetareve per drejtesi brenda afateve ligjore,  Sadushi propozon ta arrnojē me instrumenta politike alla komuniste, arbitrare dhe  antikushtetuese.

Kjo deklarate eshte nje lajthitje e qellimshme e Sadushit, dhe sjellje e qarte politike,  teresisht e papranueshme dhe ne abuzim te plote me mandatin e Kryetarit te Gjykates se Larte.

Sadushi, duhet te zbatoje vendimet e Gjykates Kushtetuese, lidhur me pranueshmerine e ankimeve per zvarritje te proceseve, dhe jo te kerkoje gjobitje te avokateve per paraqitjen e rekurseve.

Keto deklarata mjerisht vetem sa shtojne mosbesimin tashme te thelle dhe zhgenjimin e madh te qytetareve tek drejtesia, kur ne menyre te paimagjinueshme vijne nga Kryetari i Gjykates se Larte, qe duhet te ishte shembull ideal i zbatimit rigoroz dhe pa kompromis te ligjit.

Ky deklarim i Sadushit, shkel haptas disa nene te Kushtetutes si:

Neni 42

“2. Kushdo, për mbrojtjen e të drejtave, të lirive dhe të interesave të tij kushtetues dhe ligjorë, ose në rastin e akuzave të ngritura kundër tij, ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj”.

Neni 43

“Kushdo ka të drejtë të ankohet kundër një vendimi gjyqësor në një gjykatë më të lartë, përveç rasteve kur parashikohet ndryshe në ligj për kundërvajtje të lehta penale, për çështje civile ose administrative me rëndësi ose vlerë të vogël, në përputhje me kushtet e parashikuara në nenin 17 të Kushtetutës”.

Pra te drejten per tju drejtuar nje gjykate me te larte, Sadushi nuk e pengon dot sepse kjo e drejte ka rrugen e saj kushtetuese per te shkuar deri ne Gjykaten Kushtetuese apo edhe ne Gjykaten e te Drejtave te Njeriut ne Strasbourg.

Kapja e drejtesise nga qeveria eshte nena e te gjithe ketij kaosi paligjshmerie dhe padrejtesie te perditshme kunder qytetareve.

Eshte e qarte qe Reforma ne Drejtesi po perjeton ditë shume te zymta dhe deklarimet e Sadushit jane nje prove dhe ogur i keq per te ardhmen e saj dhe shnderrimin e saj ne nje instrument politik ne favor te interesave te qeverise dhe levave te saja te verbera ne drejtesi kunder qytetareve dhe te drejtes kushtetuese te tyre per drejtesi te barabarte, te paanshme, te bazuar vetem ne ligj, ne kohen e duhur dhe profesionale.

Arena e Lajmit

Propozimi i Sadushit për rekurset, Petrit Vasili: Thirrje për inkuizicion politik dhe antireformë në drejtësi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook