Reshat Arbana humbet bashkëshorten, mesazhet e miqve për teta Dritën

Reshat Arbana humbet bashkëshorten, mesazhet e miqve për teta

Reshat Arbana me bashkëshorten e ndjerë

Reshat Arbana, një nga ikonat e kinematografisë shqiptare, ka humbur sot njeriun e dashur, ndoshta gjysmën e tij më të mirë, bashkëshorten, Afërditën.

Lajmi i trishtë fillimisht u njoftua nga Shkëlqim Hajdari, mik prej më shumë se 3 dekadash i familjes.

Me Reshat Arbanën”Artisti i Popullit, e Nderi i Kombit”, dihet publikisht miqesia ime.
Por miqesia mbi 30 vjecare me Reshatin eshte me e forte, me e afert, me e ngushte…., eshte familjare!
Sot eshte ndare nga kjo shtepi “Lisi”, dera, tavolina, pasqyra, dritarja, çatia, kasaforta, miresia e Reshat Arbanes, qe ishte bashkeshortja e tij Drita dhe zemra e familjes dhe e te gjithe neve, miqve te kesaj shtepie.
Kur u martova me Miren, bashkeshorten time para 34 vjeteve, i thoja shpesh, “Mira mundohu ti ngjash teta Drites, me te gjitha vetite qe ka ajo…”!
Teta Drita eshte ndare sot nga kjo bote,pas nje semundje te gjate e te rende. Derisa sa ishte pa u renduar gjendja shendetesore jemi takuar, kemi ndejt, kemi fol e qesh, pa i rene ne sy.Por tani, ne ditet e fundit, nuk kishim fuqi ta takonim e ta shihnim as une, as Mira as femijet e mij…, sepse e kemi dashte shume fort teta Driten!
Siç duket dhe teta Drita na ka dashte fort te gjitheve neve si familje, pasi po iken nga kjo bote pa na lenduar shume, me pamundesine e pranise tone ne percjelljen e saj…!
Per kete shkak, dhimbja eshte edhe me e madhe per ne si familje,por si besimtare te Zotit duhet te gjejme forca e te themi” Te Zotit jemi dhe tek Ai do kthehemi”
Zoti te dhente Xhenetin teta Drita!”-shkruan Hajdari.

Edhe publicisti nga Kosova Agim Sylejmani ka ndarë dhimbjen e tij për humbjen e Dritës, siç ai e quan një grua e rrallë dhe bujare.

“Na njoftuan se qenka ndarë nga jeta një grua e mirë, e mrekullueshme, një grua bujare e fisnike, një grua mikpritëse që vetëm nëpër gojëdhëna na ka rënë ta dëgjojmë, Afërdita Arbana, apo siç e thërrisnin shkurt Drita, bashkëshortja e artistit të madh Reshat Arbana. Gjithmonë na priti e na përcolli e qeshur, siç dinte vetëm ajo. Buzëqeshjen e saj do ta ruajmë si një thesar të çmuar në kujtimet tona. Ajo më qepi shenjat e UÇK-së në uniformën që vesha në pranverë të vitit 1999 dhe më përcolli sikur djalin e saj derisa humba në rrugicën e shtëpisë së tyre. Të gjitha këto do i ruaj në thesarin e kujtimeve më të mira të jetës sime”, shkruan Sylejmani.

 

 

Reshat Arbana humbet bashkëshorten, mesazhet e miqve për teta Dritën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook