“Topçinjtë” nuk shkrepin, Arsenal bie në shtëpi, Arteta nuk i beson syve: Vështirë së përsëritet më (VIDEO)

Arsenal bie në shtëpi, pësoi një humbje të pastër 0-2 përballë West Ham, një humbje që djeg jo pak për mënyrën se si shkoi ky takim. “Topçinjtë” krijuan 30 raste për gol, goditën 8 herë kuadrat, 2 herë shtyllën, kishin 74% kontrollin e topit, por në fund dolën duar bosh duke i lënë kreun Liverpool. “Çekanët” i befasuan që në minutën e 13-të duke kaluar në avantazh.

Ekipi i Artetas spostoi West Ham në gjysmëfushë, duke krijuar disa rate për gol, por Saka dhe pjesa tjetër e ofensivës nuk ishin në një mbrëmje të mirë. Me fillimin e pjesës së dytë, West Ham realizoi dhe golin e dytë me Mavropanos. Arsenal nuk e uli ritmin për asnjë moment, zhvilloi një presion asfiksues, por ishin të pafat, në fund, West Ham shpërdoroi edhe një penallti duke i shkaktuar humbjen e parë në shtëpi. Me 40 pikë në 19 javë, Arsenal ndodhet në vendin e dytë, dy pikë larg Liverpool-it kryesues:

“Jam shumë krenar për paraqitjen e bërë, mendoj se është rekordi ynë në Premier League për tentativa në kuadrat, por pa shënuar. Nuk besoj se një ndeshje e tillë mund të përsëritet sërish, më vjen keq që dolëm pa pikë”, u shpreh Arteta pas ndeshjes.

Arena e Lajmit

“Topçinjtë” nuk shkrepin, Arsenal bie në shtëpi, Arteta nuk i beson syve: Vështirë së përsëritet më (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook