Eric Bailly largohet nga Besiktas, pas vetëm 5 ndeshjesh. Klubi turk dhe lojtari kanë ndërprerë bashkëpunimin përpara kohe, edhe pse futbollisti ishte bërë pjesë e skuadrës vetëm në verë.
“Kontrata me Eric Bailly, lojtarin e ekipit tonë të parë, është ndërprerë me marrëveshje të përbashkët. I urojmë lojtarit suksese në karrierën e tij” – Shkruan Besiktas.
Ish-lojtari i Manchester United është në kërkim të një skuadre të re dhe mediat menjëherë kanë hedhur hipotezat e para. Sipas asaj që shkruhet, 29-vjeçari mund të rikthehet te Villareal, skuadër me të cilën luajti nga viti 2014 deri në vitin 2016.
(J.S/)