Vjen nga dëmtimi, Mourinho vendos të grumbullojë lojtarin për ndeshjen Juve-Roma

Paulo Dybala do të jetë i ftuar në ndeshjen ndaj Juventusit. Tekniku i Romës, Mourinho e ka grumbulluar futbollistin për këtë takim, që do të luhet nesër mbrëma në Torino.

Gjithsesi, pavarësisht kësaj, Dybala me shumë mundësi nuk do nisë ndeshjen nga minuta e parë. 30-vjeçari u dëmtua në pjesën e parë të ndeshjes kundër Fiorentinës dhe mbeti jashtë fushave për ndeshjet ndaj Sheriff Tiraspol, Bologna dhe Napoli.

Paulo Dybala po luan sezonin e dytë në Romë. Këtë sezon, lojtari është impenjuar në 11 takime, ku ka shënuar 4 gola. Tekniku Mourinho e vlerëson shumë dhe  e pjesë të planeve për të ardhmen.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Vjen nga dëmtimi, Mourinho vendos të grumbullojë lojtarin për ndeshjen Juve-Roma

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook