Indrit Tuci është futbollisti më i ri i Spartës së Pragës. Klubi çek ka njoftuar arritjen e marrëveshjes, me një postim në rrjetet sociale. Sa i takon shifrave, bëhet fjalë për një akord që shkon deri te 1 milion euro.
“Përforcimi i parë i merkatos së dimrit është sulmuesi shqiptar 23-vjeçar Indrit Tuci, i cili vjen nga Lokomotiva e Zagrebit. Ai nënshkroi një kontratë për disa vite, këtë të premte. Ai do të bashkohet me skuadrën në stërvitje të hënën më 8 janar” – Shkruan klubi.
Tuci largohet nga Lokomotiva e Zagrebit pas shumë sezonesh në Kroaci. Në edicionin 2022/2023, lojtari luajti 30 ndeshje dhe shënoi 6 gola. Në sezonin 2023/2024, futbollisti u aktivizua në 17 takime.
Tuci gjen te Sparta e Pragës mesfushorin shqiptar, Qazim Laçi. Debutimi me fanellën e skuadrës së re në kampionat mund të vijë me 10 shkurt, ndaj Karvinas.
(J.S/)