Abuzimi me fondet/ Zbardhen përgjimet, Beqaj bisedon me Kurtulajn me telefonin e shoferit të tij: Ti e di ca kërkohet, pse ia fut kot?

Abuzimi me fondet/ Zbardhen përgjimet, Beqaj bisedon me Kurtulajn me

Ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, familjarëve të tij dhe personave të tjerë të lidhur me të është nisur një hetim i ri pasuror nga SPAK lidhur me abuzimet me fondet e SASPAK.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar dosjen hetimore, ku ndër të tjera zbardhet një bisedë mes Ilir Beqajt dhe  Ermal Kurtulajt për të justifikuar një faturë. Beqaj ka komunikuar me Kurtulajn nëpërmjet telefonit të shoferit të tij.

Beqaj i komunikon Kurtulajt të flasë me Gazin për t’u takuar, bëhet fjalë për Gazmend Prengën, administratorin e restorantit X ku Kurtulaj dyshohet se ka investuar në këtë restorant ndërsa ka dyshime edhe për interesa të Beqajt në këtë restorant.

Ermal Kurtulaj që ka lidhje me ish-ministrin, ka qenë koordinator i projektit EUSAIR që menaxhohej nga Agjencia SASPAK.

“Gjatë hetimeve kanë rezultuar dhe biseda të shtetasit Ilir Beqaj, i cili ka përdorur telefonin e shtetasit Arben Dani, shofer pranë SASPAC, shofer i ish-ministrit, me Ermalin, ku Iliri i kërkon që të lidhet me Gazin nëse është në Tiranë, me qëllim për t’u takuar. Ndërkohë që Gazi rezulton të jetë në Lezhë. Nga analiza e bisedës se parë të dt. 06.12.2023, ku shtetasi Ilir Beqaj i kërkon shtetasit Ermal Kurtulaj të lidhet me “Gazin”, dyshohet se bëhet fjalë pikërisht për shtetasin Gazmend Prenga, administratorin e restorantit X. Kjo pasi në datën 06.12.2023 rreth orës 23.21 Ermali flet me Gazin ku i kërkon nëse e mban bllokun që mban shënimet tona dhe ai thotë ‘po’ është tek puna dhe nga biseda kuptohet që bëjnë llogari në lidhje me leket që është investuar të paktën nga ana e Ermalit dhe jo vetëm. Nisur nga kjo bisedë, mbështeten dyshimet se shtetasi Ermal Kurtulaj edhe pse ligjërisht nuk figuron në administrimin e restorantit X, faktikisht ai ka bërë investime atje dhe fakti që referimi bëhet në numrin shumës ngrihen dyshime dhe për interesa të shtetasit Ilir Beqaj në atë restorant. Këto dyshime lindin edhe nga biseda e realizuar në datën. 14.12.2023, 11:33, midis Ermal Kurtulaj nr. x dhe nr. 0X (identifikuar si nr. i shtetasit Arben Dani por ne kete bisede flet shtetasi Ilir Begaj”, thuhet në dosjen hetimore.

PËRGJIMET

A (Ermali)
B (Beqaj):
A: Udhëro, alo?
B: Ç’është ky mor burrë aneksi 8?
A: Më ngjon?
B: (Një person tjetër futet ne bisedë: “Po, po”)…
A: Aty, aty e kisha të regjistruar me aneksi 8 unë këtë.
B: Po mirë po po të them kërkohet një tabelë me investime tani sikur se si ca kërkohet, futja
A: Unë e pash atë dosjen që kishte dhe shkruante aneksi 8 dhe e nxora.
B: Ca kërkohet vlla, ti e di ca kërkohet pse ia fut kot?
A: Po mir okej.
B: Tabelën e kemi likuidim si quhet aneksi 8 ku e di un tashi duhet ta gjejmë se ku është, oferta nuk ka rëndesi dëgjo.
A: Po pra po
B: I thuj nqoftëse mundet nga ora 4 e mbrapa kur të dojë.
A: Nga ora 4 e mbrapa?
B : Po, nëqoftese mundet.
A: Mir, po Gazin?
B: Gazi, pra Gazi po të them.
A: A per Gazin se se dëgjova fjalen prandej mendova, mirë në rregull atëherë.
B: Tjetri po ashtu.

A: Edhe ai tjeteri po ashtu.
B: Po
A : Mire atëherë okej ne rregull pra
B: Po sido qoft flasim dhe bashkë n’darkë.
A: Ne 4?
B: Po.

HETIMI

Kujtojmë se prej datës 28 dhjetor 2023), me urdhër të SPAK, Byroja Kombëtare e Hetimit ka ushtruar kontrolle edhe në “Delta Pharma” dhe farmaci të tjera kryesisht në Tiranë.Kontrollet kanë ardhur pasi ndaj Beqajt po zhvillohet një hetim i ri për për lidhjet që ish-ministri ka pasur ose ka me këto kompani, dhe mënyrën sesi janë lidhur kontrata kur ky i fundit ka qenë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.

Po ashtu mësohet se gjatë periudhës kur mori këtë detyrë, Beqaj ka miratuar një ligj që favorizonte kompanitë farmaceutike.

Hetimet për këto kompani kanë nisur pas indicieve që SPAK ka marrë lidhur me shkeljet e pretenduara, kur ky institucion drejtohej nga Beqaj. Theksohet se ky është një hetim i ri, i cili nuk lidhet me hetimet e mëparshme për Ilir Beqajn.

Nga kontrollet e ushtruara në “Delta Pharma” dhe farmaci të tjera, janë sekuestruar dokumente që i shërbejnë hetimit, e po ashtu kompjuterë, bilancet, furnizime dhe telefona.

Ndërkohë, rezulton se gruaja e Beqajt, Adriana Beqaj, ka qenë aksionere në një kompani që lidhet me ‘Delta Pharma’.

Abuzimi me fondet/ Zbardhen përgjimet, Beqaj bisedon me Kurtulajn me telefonin e shoferit të tij: Ti e di ca kërkohet, pse ia fut kot?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook