Berisha në ‘arrest shtëpie’/ “Vepër e Ramës”, Meta: Akt ekstrem i përndjekjes politike!

Berisha në ‘arrest shtëpie’/ “Vepër e

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar lidhur me vendimin e GJKKO për vendosjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në arrest shtëpiak ditën e sotme. Meta u shpreh se vendimi i sotëm është një akt ekstrem i përndjekjes politike të Berishës dhe vepër e drejtpërdrejtë e Edi Ramës për eliminimin e opozitës.

Sipas tij “izolimi i paprecedentë i liderit të opozitës” është kambanë alarmi për liritë dhe të drejtat e çdo qytetari.

“Vendimi i sotëm i GjKKO është një akt ekstrem i përndjekjes politike të Prof. Dr. Sali Berishës dhe vepër e drejtpërdrejtë e Edi Ramës për eleminimin e opozitës.

Izolimi i paprecedentë i liderit të opozitës është kambanë alarmi për liritë dhe të drejtat e çdo qytetari, për vetë ekzistencën e shtetit të së drejtës, si dhe për pluralizmin politik, që është nga sot më i kërcënuar se kurrë më parë”, u shpreh Meta.

Berisha në ‘arrest shtëpie’/ “Vepër e Ramës”, Meta: Akt ekstrem i përndjekjes politike!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook