Dyshohet se porositi vrasjen e Arjan Spahiut, ekstradohet nga Dubai në Belgjikë i shumëkërkuari nga Elbasani

Dyshohet se porositi vrasjen e Arjan Spahiut, ekstradohet nga Dubai në

Më 29 dhjetor, autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe kanë ekstraduar, shtetasin shqiptar, Franc Çopja alias Franc Gergely, 31 vjeç, në Belgjikë, pas një urdhër arresti ndërkombëtar për “vrasje me paramendim”.

I shumëkërkuari nga Elbasani, u transferua në Belgjikë sipas  marrëveshjes së ekstradimit, të nënshkruara nga Emiratet e Bashkuara  Arabe dhe shteti belg.

Franc Çopja nga Elbasani u arrestua në Dubai në fund të vitit të kaluar. Ai dyshohet si porositës i vrasjes së  Arjan alis Ardit Spahiut, 38 vjeç, ngjarje e ndodhur më 27 nëntor 2020 në Molenbeek të Belgjikës.  Një nga tre autorët e maskuar ka qëlluar edhe shtatë herë të tjera në drejtim të Spahiut nga një distancë e afërt, teksa ai ishte duke vdekur në tokë. Gergely thuhet se është një nga tre vrasësit.

Spahiu është kunati i Erjon Alibejt, i cili prej vitesh është në konflikt të hapur me vëllezërit Çopja, që ka shkaktuar vrasjen e disa personave në Elbasan e jashtë vendit.

Për vrasjen e Spahiut, janë arrestuar më parë në Florenc Meçe në Spanjë dhe Elvis Murati në Gjermani.

Franc Çopja rezulton i përfshirë edhe në një ngjarje të ndodhur në 2017 në Katund të Ri në Elbasan ku mbetën të plagosur dy persona me armë zjarri dhe një me sende të forta. Asokohe u arrestua vëllai i tij dhe disa persona të tjerë, ndërsa Franci u shpall në kërkim.

Dyshohet se porositi vrasjen e Arjan Spahiut, ekstradohet nga Dubai në Belgjikë i shumëkërkuari nga Elbasani

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook