GJKKO caktoi “arrest shtëpie” ndaj ish-kryeministrit, reagon Shkëlzen Berisha

GJKKO caktoi “arrest shtëpie” ndaj ish-kryeministrit, reagon

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit “arrest shtëpie” të Gjykatës së Posaçme për të atin.

Në një reagim në Facebook, Shkëlzen Berisha e ka cilësuar vendimin e GJKKO, si “kartolina e Ramës për Vitin e Ri”.

“Kartolina e Ramës për Vitin e Ri është arrestimi dhe izolimi i liderit të opozitës!”, shkruan ai.

Gjykata e Posaçme ka vendosur të shtunën e 30 dhjetorit pranimin e kërkesës së SPAK për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, në “Arrest në Shtëpi”.

Sipas vendimit të zbardhur nga Gjykata e Posaçme, Berisha duhet të kryejë masën e tij të sigurisë në banesën e tij, nga e cila nuk mund të largohet si dhe nuk mund të komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë me të.

Për ekzekutimin e këtij vendimi është ngarkuar Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfaqësuar nga prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.

 

GJKKO caktoi “arrest shtëpie” ndaj ish-kryeministrit, reagon Shkëlzen Berisha

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook