“Hodhi vrer mbi opozitën, tha se nuk do t’i mungonte Berisha”- Flutura Açka ironizon konferencën e Ramës: Foli për rritjen e varfërisë, çmimeve e taksave!

“Hodhi vrer mbi opozitën, tha se nuk do t’i mungonte

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, ka ironizuar mbrëmjen e sotme konferencën e kryeministrit Edi Rama, duke thënë se foli për punët e mëdha të qeverisë gjatë 2023, se e kishte rritur varfërinë, çmimet, taksat, korrupsionin, shëtitjet, mitmarrjet, administratën, PPP-të, patronazhmin, bullizmin.

Ndër të tjera Açka shkruan se Rama hodhi vrer ndaj opozitës, dhe se tha se nuk do t’i mungonte Berisha, por edhe se e kishte marrë malli për Lulzim Bashën.

Deputetja gjithashtu shkruan se Rama tha se nuk mund të shkonte pas hekurave nga ish-agjenti i FBI McGonigal para se të bëhej mbret dhe zgjedhjet e ardhshme t’i kishte në xhep.

Postimi i deputetes së PD, Flutura Açka:

Në konferencën e sotme për shtyp, KM foli për punët e mëdha të qeverisë më 2023 , se e kishte rritur varfërinë, çmimet, taksat, korrupsionin, shëtitjet, mitmarrjet, administratën, PPP-të, patronazhmin, bullizmin.

Hodhi vrer për Opozitën, se nuk do t’i mungonte Berisha dhe nuk përsëritej më darka te “Krokodili”, se e kishte marrë malli për Lulin (edhe ne na merr ndonjëherë) të bënte një hi-five , se nuk ishte sezoni i ngjalave që t’i hante me Ilirin, se si, dreqi e mori, mund të shkonte në hekura nga McConigali, i cili ishte zbuluar në Amerikë – se kishte marrë para prej taksave të shqiptarëve – para se të bëhej ai mbret, dhe se zgjedhjet e ardhshme i kishte në xhep.  Kur mbaroi, shkoi të rregullonte pemën e tij.

“Hodhi vrer mbi opozitën, tha se nuk do t’i mungonte Berisha”- Flutura Açka ironizon konferencën e Ramës: Foli për rritjen e varfërisë, çmimeve e taksave!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook