“Jam në pritje të ëmbël”, Olta Gixhari konfirmon shtatzëninë

“Jam në pritje të ëmbël”, Olta Gixhari

Aktorja Olta Gixhari, ka konfirmuar lajmet se është shtazënë gjatë natës finales së Dancing With The Stars. E veshur me një fustan të kuq, Olta i ka dhënë fund aludimeve rreth shtatzënisë së saj, duke theksuar se është në pritje të ëmbël.

Ajo do të bëhet nënë për herë të dytë, por ende nuk e ka zbuluar gjininë e foshnjës, ndërsa tha se do dëshironte të ishte vajzë.

“Jam në pritje të ëmbël. Është folur shumë për këtë, por ku ka më mirë sesa tani dhe sot ta thuash këtë dhe të kesh një kujtim të bukur. Do të doja shumë që të ishte rozë, por nuk e di akoma. Kam vendosur të mos ta zbuloja ende gjininë. E rëndësishme është që është i shëndetshëm”, tha aktorja.

“Jam në pritje të ëmbël”, Olta Gixhari konfirmon shtatzëninë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook