Milan, Pioli: Mund të shënonim më shumë, jam trajner i kësaj skuadre sepse e meritoj

Menjëherë pas ndeshjes AC Milan-Sassuolo, e cila përfundoi 1-0 me golin vendimtar të Christian Pulisic, trajneri i kuqezinjve Stefano Pioli foli për SkySport.

“Është e qartë se mund të kishim luajtur më mirë ose mund të kishim shënuar më shumë. Ne mund të bënim diçka të tillë dhe duhej ta bënim në fakt. Gjithsesi, djemtë luajtën mirë dhe ishin të vëmendshëm. Pas ndeshjes, Florenzi tha se skuadra duhet të vazhdojë të luftojë për klubin, për tifozët dhe për trajnerin.

Largimi i mundshëm? Për sa kohë që unë jam këtu do të thotë se klubi ka besim tek unë dhe se ata mendojnë se jam trajneri më i mirë për këtë ekip. E di që të stërvitesh një klub të rëndësishëm si Milani është e vështirë dhe ka presion, por për momentin kjo s’është futur në kokë time. Gjithmonë e kam menduar ndeshjen e radhës si më të rëndësishmen dhe jo të fundit. Në vitin 2023 nuk shkoi gjithçka ashtu siç donim dhe ne  duhet të luftojmëpër të bërë 2024 një vit më i mirë” – Tha ai.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Milan, Pioli: Mund të shënonim më shumë, jam trajner i kësaj skuadre sepse e meritoj

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook