Rama reagon pas masës së sigurisë ndaj Berishës dhe komenton kaosin në Parlament: Janë në betejë kundër drejtësisë

Kryeministri Edi Rama reagoi gjatë konferencës për shtyp në lidhje me masën e re të sigurisë ndaj Sali Berishës, atë të arrestit shtëpiak.

“Partitë nuk janë organizata luftarake që funksionojnë për të eliminuar kundërshtarët kështu që nuk e shoh absolutisht këtë si një fitore të PS-së apo si një fitore të Erionit apo Taulantit që kanë bërë me këmbëngulje që ta bëjnë me pasion detyrën e tyre. Kjo është diçka që nuk ka lidhje fare me dëshirën, objektivin, nevojën për të parë si fitore faktin që cilido qoftë vihet nën trysninë dhe pastaj nën masat e drejtësisë. Ashtu sikundër, nuk do ketë drejtësi në Shqipëri deri kur të gjykohet 21 janari dhe pa u vënë para drejtësisë vrasësit dhe urdhëruesit e tyre, drejtësia do të jetë e gjymtuar moralisht dhe patjetër e pamjaftueshme sa i përket fuqisë së saj”, tha midis të tjerash.

Kryeministri u pyet edhe për kaosin në Parlament. “Sa i përket jetës parlamentare, në këtë rast nuk është pala jonë që kërkon ndonjë gjë. Është pala tjetër në konfuzion total dhe është në një betejë kundër drejtësisë. kur them pala tjetër është një federatë palësh që bashkon ndahet, është pjesë e konfuzionit dhe nuk e di se si do të zhvillohet më tutje ngjarja në atë. Për mua nuk ka asnjë surprizë, është në një proces shpërbërje që nuk kthehet mbrapa duke bërë ngjitje artificiale copash që nuk i lidh asgjë tjetër veç interesi për karrige”, theksoi ai.

Arena e Lajmit

Rama reagon pas masës së sigurisë ndaj Berishës dhe komenton kaosin në Parlament: Janë në betejë kundër drejtësisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook