“Sali, sot jam me ty për 3 arsye”, socialisti i jep mbështetje publike Berishës

"Sali, sot jam me ty për 3 arsye", socialisti i jep

Zaja dhe Berisha

Artan Zaja, ish-nënkryetar i bashkisë Pukë dhe anëtar i PS-së, shprehu mbështetje publike për ish-kryeministrin Berisha, ndaj të cilit SPAK vendosi sot masën e arrestit shtëpiak. Në një reagim në profilin e tij në Facebook, Zaja shprehet se është me të pë 3 arsye edhe pse është anëtar i PS-së. 

Reagimi 

Sali, sot jam me ty per 3 arsye edhe pse jam anetar i Partise Socialiste te Shqipnise, jam me ty,BERISHE sot, PAVARSISHT se s’te kam votu asnjehere ty.
1- Je plak 80 vjec dhe te kane ndersy zagjart me te ba presion per mos me fol. FOL SALI, MOS HESHT, MOS U TUT, MOS U TREMB! S’ke ca humb ma …
2- Te kane mbyll ne shpi, dhe kur njeri bje ne gjak e mbyllet mrena, duhet humanizem me perkrah te pakten nga ana psikologjike ate qe asht mshell mrena ne shpi. N’gjak S’ke ra, por mrena te kane mshel ne shpi. MSHOJ, DEMONSTRATA DHE MOSBINDJE CIVILE. (SKEMA POLITIKE GREKE).
Mbeshtetje do kesh me cdo forme e menyre edhe nga shqiptaret ne emigracion per te drejten e FJALES,KOMUNIKIMIT ME POPULLIN.
3-Jam me ty sot SALI sepse duan te ndalin te drejten e fjales. FJALEN DHE TE FOLMEN E TE SHKRUJTMEN E NDALON VETEM ZOTI.
Gjithshka mund te kesh ba ne karriere me firmen tane,asht pergjegjesi e jotja dhe e kujtdo tjeter zyrtari shtetnor.
Procesi hetimor VAZHDON, gjyqi per “PARTIZANIN”do bahet, te shohim provat e faktet nese je apo jo fajtor per c’ka te kane mshel mrena.A je ti fajtor apo “partizanet” qe ti kane qendis letrat ? Koha do e tregoje ne te ardhmen e perparme.
JAM ME TY SALI,JO PER TY POR PER SHQIPNINE SEPSE PO MOHOHET E DREJTA E FJALES,TE FOLMES NGA SHTETI DHE PUSHTETI.
#SHQIPNIA E VITIT 2024 ASHT ZYRTARISHT NE DIKTATURE MODERNE#
GEZUAR VITIN E RI MIQ!

 

“Sali, sot jam me ty për 3 arsye”, socialisti i jep mbështetje publike Berishës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook