SERIE A/ Juventus i afrohet Interit, fitore zemre ndaj Romës

Juventus mundi minimalisht Romën 1-0, në ndeshjen e Serie A.

“Kërcënimi” i parë serioz erdhi në minutën e katërt. Skuadra e Mourinhos i shkoi shumë afër golit, vetëm shtylla ndali Cristanten. Në minutën e 9-të, sulmuesi serb Vlahovic provoi nga distanca, gjithsesi goditja e tij nuk përfundoi në kuadrat.

Pak më vonë u shfaq Lukaku, por tentativa e tij nuk i solli asnjë problem portierit Szczeny. Vlahovic shfrenoi fantazinë në të 27-tën me një roveshatë.
Ndicka shpëtoi Romën nga pësimi i një goli të sigurt në fundin e fraksionit të parë, teksa largoi topin në limite. Bardhezinjtë e Max Allegrit u shpërblyen me gol në fillimin e pjesës së dytë. Adrein Rabiot dërgoi me mjeshtëri sferën në rrjetë, me festën që ishte e ligjshme në shkallët e stadiumit.

Me këtë rezultat, Juventus i afrohet në vetëm dy pikë Interit kryesues. Roma gjendet e shtata në tabelë.

Arena e Lajmit

SERIE A/ Juventus i afrohet Interit, fitore zemre ndaj Romës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook