Si do të veprojë Policia për mbikëqyrjen e zbatimit të masës së arrestit shtëpiak nga Berisha

Masa e sigurimit “Arrest shtëpie” ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, do të mbikëqyret nga SPAK dhe shërbimet e policisë gjyqësore nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

SPAK për mbikëqyrjen e zbatimit të masës u lë detyrë policisë, e cila cakton një polic apo dy, të cilët do të shkojnë çdo ditë dhe do të trokasin në derën e banesës së Berishës në adresën: Rruga “Mustafa Matohiti“, Ndërtesa 36, Hyrja l, Nd. 036, Njësia Administrative nr. 2, Tiranë dhe do të verifikojnë nëse Berisha është në banesë.

Pasi bën verifikimin, punonjësi i policisë shënon që Berisha është në banesë ose jo dhe më pas largohet pasi bën kontrollin. Vendoset një orar i caktuar të cilin e vendosin vetë ata për të bërë kontrollin e zbatimit të masës çdo ditë. Nuk do të qëndrojë polici te dera 24 orë.

Arena e Lajmit

Si do të veprojë Policia për mbikëqyrjen e zbatimit të masës së arrestit shtëpiak nga Berisha

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook