Milan merr një sukses të rëndësishëm në shtëpi me shifrat 1-0 ndaj Sassuolos, në një sfidë tejet emocionuese të Serie A. Kuqezinjtë kaluan në avantazh në minutën e 8-të, por festa zgjati pak, pasi goli u konsiderua pozicion jashtë loje. Skuadra e Piolit realizoi sërish në të 31-tën me Leaon, sërish arbitri Marinelli “i ngriu” buzëqeshjen vendasve, pasi goli u cilësua si pozicion i parregullt.
Në minutën e 40-të, Bajrami tentoi të befasonte portierin Maignan, por gjuajtja e tij qëndrore u ndal nga “gardiani”. Pjesa e dytë nisi mirë për Milanin, që “tundi rrjetën” në të 59-tën me anë të amerikanit Pulisic. E djathta tokazi e sulmuesit ishte e pamundur për t’u pritur nga portieri Consigli, që thjeshtë shoqëroi topin me sy.
Milan mbyll vitin në vendin e 3-të me 36 pikë dhe diferenca me Interin kryesues është -9 pikë. Në krahun tjetër, skuadra nga Reggio Emilia vazhdon të tregojë se po kalon një sezon “JO”, asnjë fitore në 5 ndeshjet e fundit dhe vendi i 16-të.
(J.S/)