Akuzohet se vodhi 290 mijë euro në banesën e biznesmenit grek, ekstradohet 32-vjeçari shqiptar

Akuzohet se vodhi 290 mijë euro në banesën e biznesmenit grek,

Një 32-vjeçar shqiptar është ekstraduar nga Londra në Athinë, pasi ndaj tij rëndonte një urdhër ndërkombëtar arresti. Në muajin mars ai dyshohet se ka vjedhur 290 mijë euro në banesën e një biznesmeni dhe njeriu të njohur në televizionet greke, në Athinë.

Pas vjedhjes, shqiptari dyshohet se u largua jashtë shtetit, për t’u arrestuar më pas në Londër. Vetë shqiptari mësohet se nuk e ka pranuar akuzën e ngritur.

Pas ekstradimit, ai ka dalë para Gjykatës, ku është vendosur të lihet i lirë në masën “detyrim paraqitje”.

Akuzohet se vodhi 290 mijë euro në banesën e biznesmenit grek, ekstradohet 32-vjeçari shqiptar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook