Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, së bashku me z. Oerd Bylykbashi dhe një grup mbështetësit të PD-së, kanë dhënë sot një deklaratë për media ku kanë theksuar me forcë se aksioni opozitar nuk të ndalet, pavarësisht heqjes së lirisë që i kanë bërë liderit të opozitës, kryetarit të PD-së, Sali Berishës.
“Pjesa e aksionit tonë nuk ndalet, – theksoi Boçi. – Unë e di shumë mirë se me këto veprime mazhoranca dëshmon hallin e vet e të kapurit nën korrupsion.
Nuk është halli ynë sot, megjithëse transmetohet si i tillë dhe të vërtetën e dinë shqiptarët dhe mediat.
Aksioni ynë do të vazhdojë dhe të mos mendojë kush se PD-ja do të stepet. Ne e kemi Kryetarin tonë, e kemi të qartë strategjinë e aksionit!
Mosbindja civile do të jetë e fortë në vitin që na pret dhe do të dëshmohet edhe në sallën e parlamentit dhe sigurisht edhe nga demokratët.
Sot është sulmuar jo thjesht Sali Berisha, jo thjesht PD-ja, por e gjithë shoqëria shqiptare në dimensionin e lirisë dhe të demokracisë.
Janë vlera thelbësore që kanë pasoja në të gjithë jetën tonë dhe japin pasoja në braktisjen e këtij vendi, në humbjen e vlerave që ka Shqipëria. Ne do të vazhdojmë betejën tonë dhe në selinë e imponuar të PD-së.”