Zbulohen 32.7 kg drogë në një zonë të pyllëzuar në Shkodër, 5 të arrestuar

Zbulohen 32.7 kg drogë në një zonë të pyllëzuar

Gjenden në një zonë të thellë dhe të pyllëzuar të fshatit Plan, rreth 32.7 kg lëndë narkotike cannabis sativa, e tharë dhe e ndarë në thasë për t’u transportuar.

32.7 kg cannabis dhe 10 274 bimë cannabisi (të asgjësuara më parë), në pronësi të këtij grupi kriminal.

Deri më tani, Policia ka identifikuar 11 pjesëtarë të grupit dhe ka vënë në pranga 5 prej tyre.

Si rezultat i punës së inteligjencës policore, kontrolleve në çdo skaj të qarkut dhe hetimeve të ndjekura në vazhdimësi, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, realizuan në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, një tjetër goditje kundër veprimtarisë së një grupi kriminal në fushën e narkotikëve.

Shërbimet gjetën në një zonë të thellë dhe të pyllëzuar të fshatit Plan, 2 thasë me rreth 32.7 kg lëndë narkotike cannabis sativa, e tharë dhe e bërë gati për t’u transportuar me qëllim shitjen.

Nga veprimet hetimore dyshohet se kjo lëndë narkotike i përkiste një grupi kriminal prej 11 pjesëtarësh të identifikuar deri më tani, të implikuar në veprimtaritë e kultivimit, prodhimit dhe shitjes së cannabisit.

Gjatë këtij viti, Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 5 pjesëtarë të grupit, si dhe ka gjetur në fshatrat Kir dhe Plan, dhe asgjësuar në total 10 274 bimë narkotike, në pronësi të këtij grupi.

 

Zbulohen 32.7 kg drogë në një zonë të pyllëzuar në Shkodër, 5 të arrestuar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook