Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Tiranës, Partizanit dhe Vllaznisë, Klodian Duro, duket se është gati për një aventurë të re jashtë botës së futbollit.
Ai përflitet se është një nga kandidatët që pritet të hyjë në spektaklin e njohur televiziv, “Big Brother Albania VIP 3”.
Ai pëlqimin për këtë format e ka treguar dhe sezonin e shkuar, ku shpeshherë niste mesazhe suportuese drejt fituesit të vitit të shkuar, Luiz Ejlli.
Përveçse si lojtarë, Klodian Duro ka një karrierë dhe si trajner, ku ka drejtuar skuadra si Kukësi, Luftëtari, Lushnja dhe së fundmi Gjilani./ P.sport