Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka mbërritur në zonën e xhamisë së Xhurës tek “Oxhaku”, në Tiranë, ku është plagosur me armë zjarri një 58-vjeçar.
Burime bëjnë me dije se në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Sipas informacioneve të para, mësohet se 58-vjeçari është qëlluar teksa po qëndronte pranë një xhamie, ndërsa ende nuk dihet si është gjendja e tij.
Ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar nga uniformat blu.