Aksidenti i frikshëm te “Rruga e Elbasanit”, vihet në pranga shoferi i “Benz”-it, dyshohet se ishte nën efektin e drogës

Aksidenti i frikshëm te “Rruga e Elbasanit”, vihet në

Shoferi i makinës që shkaktoi aksidentin në Rrugën e Elbasanit është vënë në pranga.

22-vjeçari Ardit Kambo, pas kontrolleve të policisë me Aquila Scan rezultoi se ishte nën efektin e lëndëve narkotike.

Mbi 22-vjeçarin rëndon vepra penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”. I riu kishte lindur në Greqi, por jetonte në Tiranë.

Aksidenti i frikshëm te “Rruga e Elbasanit”, vihet në

Aksidenti i frikshëm ndodhi mbrëmë, kur automjeti tip “Benz”, në afërsi të kryqëzimit të “Rrugës së Elbasanit” në Tiranë, ka humbur kontrollin dhe ka dalë në korsinë e kundërt, duke përplasur një automjet, e po ashtu është përplasur edhe me një pemë.

Aksidenti i frikshëm te “Rruga e Elbasanit”, vihet në

Si pasojë e aksidentit, për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar, por dëme të shumta materiale. 

Në bazë të ligjit, Ardit Kambo, përveç arrestit, është dënuar me gjobë në shumën 82.000 lekë, ndërkohë iu ulën 10 pikë nga patenta.

 

Aksidenti i frikshëm te “Rruga e Elbasanit”, vihet në pranga shoferi i “Benz”-it, dyshohet se ishte nën efektin e drogës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook