Shtetasi portugez Ruben Saraiva, i dyshuar si autor i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, ka dalë sot para gjykatës së Lezhës ku është njohur me masën ‘arrest me burg’.
Gjatë seancës ai nuk ka pranuar asgjë, duke thënë se nuk ka dijeni për ngjarjen.
Kujtojmë se Nikulaj u ekzekutua më 19 prill teksa ndodhej në lokalin e tij në Shëngjin. Sakaq, Saraiva u ekstradua pak ditë më parë nga Marku drejt Shqipërisë.