Një i ri ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka dhunuar tezen e tij.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet Sh. N., 34 vjeç, banues në Korçë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. N., 34 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj tezes së tij.”, thuhet në njoftimin e policisë.