David dhe Victoria Beckham apo Ronaldo dhe Georgina Rodriguez, kush është çifti më i pasur nga fusha e futbollit?

David dhe Victoria Beckham apo Ronaldo dhe Georgina Rodriguez, kush

Futbolli gjatë viteve ka dëshmuar një rritje të konsiderueshme të fitimeve monetare. FIFA pret që të ardhurat e krijuara nga futbolli të arrijnë në 11 miliardë dollarë gjatë periudhës 2023-2026, megjithatë, është interesante të shihet se si lojtarët kanë përfituar nga një fluks i tillë monetar në sport.

Vendi i parë për çiftin më të pasur të futbollit është diskutuar mes çifteve si David dhe Victoria Beckham, Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez, Lionel Messi dhe Antonela Roccuzzo, etj.

Pavarësisht se doli në pension gati një dekadë më parë, Beckham së bashku me gruan e tij Victoria tejkaluan të tjerët kur bëhet fjalë për çiftin më të pasur të futbollit me një vlerë neto prej rreth 412.1 milionë paundësh – kjo meritë e marrëveshjeve fitimprurëse të Beckham, si një kontratë e përjetshme me Adidas, së bashku me markën e veshjeve të Victoria-s, raportoi goal.com.

Beckhams pasohen nga Ronaldo dhe Georgina me një vlerë neto prej rreth 410.5 milionë paundësh, pasi CR7 nënshkroi kontratën më të madhe të futbollit në botë kur iu bashkua klubit saudit Al Nassr.

Në vendin e tretë është Messi dhe gruan e tij Antonela, të cilët kanë një vlerë neto të raportuar prej rreth 182 milionë paundësh dhe ndiqen nga ish-futbollisti anglez Wayne Rooney dhe gruaja e tij Coleen, me vlerë neto 181 milionë paundësh – falë rolit të Rooney si menaxher i Birmingham City FC.

Ndërkohë, çifti i pestë më i pasur në futboll është futbollisti spanjoll Sergio Ramos dhe partnerja e tij Pilar Rubio me një vlerë neto prej 120.2 milionë paundësh.

David dhe Victoria Beckham apo Ronaldo dhe Georgina Rodriguez, kush është çifti më i pasur nga fusha e futbollit?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook