Fluks rastesh me grip. Afro 12 mijë qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e prekjes nga viruse stinore përfshirë, përshirë grip dhe koronavirus. Sipas raporteve të hartuar nga Instituti i Shëndetit Publik, rastet kanë ardhur në rritje nga një javë në tjetrën.
Ekspertët pohojnë se jemi në një aktivitet normal të sezonit të gripit por me një prirje në rritje, ku piku më i lartë i infektimeve do të arrihet në fund të muajit janar dhe fillim të muajit shkurt.
Aktualisht është konfirmuar se në qarkullim është grip i tipit A. Sa i takon shpërndarjes së rasteve, vihet re se shumica e të infektuarve janë të grup-moshës 1 deri në 4 vjeç. Ndërsa sa i takon shpërndarjes gjeografike, incidenca më e lartë është në Gjirokastër, Fier, Durrës dhe Berat.
Mjekët apelojnë që të bëhet kujdes, në rastet e fëmijëve, të moshuarve dhe të sëmurëve kronikë.