Zbardhen detaje nga zjarri në një rrobaqepësi në Rrëshen. Pas hetimeve policore rezultoi se flaka nuk ishte shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, por kishte qenë zjarrvënie e qëllimshme.
Dyshohet se flakët janë vendosur nga shtetasja me inicialet D.K., e cila thuhet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Rrëshen/Informacion shtesë
Si rezultat i veprimeve të thelluara të kryera nga grupi hetimor, për rënien e zjarrit në rrobaqepësinë e shtetases D. K., paraditen e sotme, ka rezultuar se zjarri në këtë ambient nuk ishte shkaktuar nga shkëndijë elektrike.
Nga hetimet dyshohet se është vënë nga shtetasja L. Ç., 40 vjeçe, banuese në Rrëshen, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen L. Ç., për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.